Kush do të fitonte në përballjen Ali – Tyson? Djali i Muhammad: Babai im do ta kishte marrë me shkelma në prapanicë

Djali i Muhammed Ali është përfshirë në debatin se kush do ta fitonte përballjen reale të peshave të rënda midis babait të tij dhe Mike Tysonit.

Për “Sun” ai e komenton kështu lajmin se WBSS (Worls Boxe Super Series) ka simuluar një sfidë mes Mike Tyson dhe Muhammad Ali, – i konsideruar nga të gjithë si më i miri i të gjitha kohrave. Në këtë përballje virtual Tyson fitoi me pikë, ndërkohë që djali i legjendës Muhamad Ali, deklaroi:

“Babai im do ta kishte marrë me shkelma në prapanicë. Tyson nuk mund të shkonte larg, nuk do të mund të rezistonte pesëmbëdhjetë raunde. Ai nuk është boksier, po një luftëtar rruge. Ai është një artist i nokautit, por nuk do t’ia dilte me babanë tim”, tha ai.

Ndërkohë së fundmi, nëpërmjet një deklarate, Tyson e pranoi se ai nuk do të kishte fituar përballë heroit të tij, Muhammad nëse do të ishin takuar në ring. “Nuk do ta fitoja luftën e vërtetë. Aliu është boksieri më i madh i të gjitha kohërave”.

Në deklaratën e tij, Ali jr ka pohuar se një tjetër legjendë do ta kishte vënë në vështirësi babanë e tij, Bruce Lee. “Me të do të kishte qenë e fortë, kanë qenë të dy të rinj dhe shumë të shpejtë, duke e çuar artin e tyre në limit. Kanë qenë pa dyshim më të mirët në disiplinat përkatëse”.


Shtuar 13.04.2020 10:15