Shoferi i autobusit ngacmon seksualisht të miturën në Kolonjë, policia e vë në pranga

Policia e Ersekës bën me dije se ka arrestuar një 35-vjeçar që ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Lidhur me ngjarjen, mësohet se i arrestuari është shofer autobusi dhe 15- vjeçarja po udhëtonte se bashku me të, nga Tirana drejt Korces.

Sipas babit të së miturës, i cili ka bërë denoncimin përkatës vajza ka provuar se shoferi e ka prekur në disa pjesë të trupit pa dëshirën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë arrestuan flagrancë për veprën penale “Ngacmimi seksual”, i shtetasit A. B., 35 vjeç, banues në Ersekë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një 15-vjeçare”, thuhet në njoftimin e policisë