Plagosi me armë zjarri të miturin në Pukë, prangoset 17-vjeçari (FOTO LAJM)

I riu 17-vjeçar që plagosi me armë zjarri të miturin në Pukë ka rënë në prangat e policisë.

Kujtojmë se ngjarja ndodhi në lokalin e babait të 11-vjeçarit një ditë më parë, ndërsa pas plagës së marrë në këmbë, (mbi gju), fëmija u nis me helikopter drejt spitalit të Tiranës.

Mësohet se 17-vjeçari nuk kishte pasur konflikte të mëparshme me kushëririn e tij të mitur dhe se kishte shtënë mbi të pasi nuk kishte gjetur të afërmin e tij.