Zaev: Me BDI-në të hënën do të bisedojmë për zgjedhjet presidenciale
Kryeministri dhe kryerari LSDM-SË , Zoran Zaev në intervistën për “Deutche Ëelle”, njoftoi se nesër do të ketë një takim me partnerët e kualicionit, ndërsa të hënën do të ketë takim me BDI-në për të gjetur kandidat të përbashkët për kryetar shteti, shkruan Albeu.com

Përpos takimit me BDI-në do të këtë takime edhe me partitë e tjera shqiptare që janë në pushtet dhe opozitë.

“Besoj se do të gjejmë zgjidhje të përbashkët apo disa zgjidhe të përbashkëta për shkak se të gjithë duam të kontribuojmë. Më pastaj, kemi takime edhe me një parti politike shqiptare dhe me dy parti politike shqiptare nga opozita”, tha Zaev.

Sot partia opozitare zgjedh kandidatin e saj për zgjedhje për kryetar shteti, ndërsa nga LSDM ende nuk është marë vendim se cili do të jetë kandidati për zgjedhjet e LSDM-së. /albeu.com/
Shtuar më 16/02/2019, ora 18:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori