Zaev, mbas takimit me ambasadoren e OSBE-së: Ivanovi të respektojë vullnetin e shumicës!
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev i shoqëruar nga anëtari i KE të LSDM-së, Lupço Nikollovski u takua sot pasdite me ambasadoren e Misionit të OSBE-së në Maqedoni, Nina Suomalainen, e shoqëruar nga shefi për çështje politike, Xhef Bili.

Në takim, siç thuhet dhe në njoftimin e lëshuar nga LSDM-ja, Zaev ka shprehur pritjet e partisë rreth formimit të Qeverisë së re në Maqedoni, si dhe hapat e planifikuar në drejtim të proceseve reformuese në vend.

“Të gjithë në vend, duke e përfshirë edhe presidentin Ivanov, duhet t’i respektojnë dhe t’i ndjekin përzgjedhjen dhe pritjet e shumicës së qytetarëve, të cilët u prononcuan për ndryshime. Qëndrimi ynë është se duhet sa më parë të fillojnë procedurat për formimin e Qeverisë së re për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”, ka thënë Zaev.

Ai ka sqaruar se në bazë të prioritetit të LSDM-së janë raportet e Pribesë dhe të Komisionit Evropian për realizimin e reformave të nevojshme për funksionimin e institucioneve me interes të qytetarëve.

“Në zgjedhje fitoi koncepti i bashkësisë dhe ne kështu do ta ndërtojmë Maqedoninë, në një shoqëri për të gjithë, në vend të qytetarëve për të drejta dhe obligime të barabarta dhe me kushte për jetë cilësore”, ka theksuar kryetari i LSDM-së në takimin me ambasadoren e OSBE-s. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 19:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori