Zaev: Maqedonia do të jetë shteti ku do të kthehen perspektivat evropiane
Lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një takim me ambasadorin Italian Masimo Bellelli, deklaroi se materialet të cilët janë prezantuar treguan rrënimin e rendin kushtetues dhe të drejtësisë në Maqedoni dhe thyerjen e të drejtave bazë të njeriut nga ana e kreut të shtetit në krye me Nikolla Gruevskin, për këtë arsye kjo qeveri nuk ka më legjitimitet.

Pjessë e diskutimit në këtë takim ka qenë dhe gjendja aktuale politike në vend për mënyrat dhe format për të kthyer vendin në normalitet. Zaev thekson se opozita ka për detyrë që tu garantojë qytetarëve se Maqedonia do të jetë shteti ku do të kthehen perspektivat evropiane, besimi tek institucionet dhe shteti i së drejtës.

Ndërkohë ambasadori Belelli tha se beson në dialogun që zhvillohet në Bruksel mes LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së. /albeu.com/
Shtuar më 27/04/2015, ora 14:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori