Zaev letër të dytë Ivanovit: Nuk dua të falem, e as të amnistohem
Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev, i ka dërguar një letër të dytë presidentit Gjorge Ivanov, ku ka theksuar se as që kërkon e as që pranon falje.

Letra e Zaev i është dërguar presidentit, pasi ky i fundit në fjalimin para opinionit bëri të ditur se nuk do ta tërheq vendimin për falje ku janë përfshirë 56 politikanë.

“Ne të gjithë jemi njësoj dhe s’jemi kriminel. Jam i pafajshëm dhe pafajësinë time do ta dëshmoj në Gjykatë, me procedurë përkatëse. Nuk dua të falem, e as të amnistohem. Nuk dua të jem në koshin e njëjtë me kriminelët e vërtetë të pushtetit” thuhet në letrën e Zaev./Albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 10:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori