Zaev: Kumanova ka dhënë viktima por mos keni më frikë
Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev në takimin e sotëm nga Kumanova theksoi se të gjithë qytetarët duhet të jenë të qetë, sepse në NATO dhe BE, siguria do të jetë në nivel të lartë.

“Mos keni frikë se fëmijët do ju shkojnë në luftë. Kumanova është kryengritja jonë, Kumanova është sfida jonë, Kumanova është udhëtar nëpër të kaluarën tonë. Kumanova ka dhënë viktima. Sepse Kumanova e di sa është e rëndësishme të ndërtohen miqësitë. Të ndajmë paqe dhe të marrim pjesë në sigurimin e paqes. Kumanova ka mbetur në mendje se sa është e madhe dhimbja”, theksoi Zaev.
Shtuar më 25/03/2019, ora 14:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori