Zaev kryeministër, ja mesazhi i fortë që i dha qytetarëve (VIDEO)
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, u shpall mbrëmë kryeministër i Maqedonisë. Gjatë deklaratës së tij të parë si kryeministër, Zaev tha se qeveria e re do të kthejë të mirën në Maqedoni dhe këtë do ta bëjë në bashkëpunim me të gjithë qytetarët dhe ndërkombëtarët.

Ai u shpreh se vendi ka nevojë për reforma dhe se ai do të punojë për reforma rrënjësore.

"I uroj të gjithë qytetarëve të Maqedonisë qeverinë e re e cila ka për detyrë të kthejë të mirën në Maqedoni. Unë jam i bindur se të gjithë bashkë do të punojmë për të mirën.

Qeveria e re ka nevojë për reforma dhe mbështetje. Bëhet fjalë për reforma rrënjësore për të mirën e Maqedonisë.

Unë paralajmërova se do të punoj për të mirën e qytetarëve bashkë me shumicën. Do ndërmarrim reforma në gjyqësor, në parlament, në shërbimin sekret dhe në media të cilat do të jenë për një jetë më të mirë.

Shpresoj se do të jem fleksibil për opozitën e ardhshme sepse ajo është për çfarë ka nevojë Maqedonia.

Ka mjaftueshëm reforma për të cilat duhet të sillen rregulla për tu realizuar të njëjtat", u shpreh Zaev.

Ndërkohë, oborri i Kuvendit të Maqedonisë është mbushur nga simpatizantët e LSDM-së të cilët kanë festuar deri në mesnatë për shpalljen e qeverisë së re. /albeu.com/
Shtuar më 01/06/2017, ora 09:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori