I vihet tritoli një banese në Durrës
Zaev konsultohet me Selën për Presidencialet
Kryeministri Zaev edhe sot vijon takimet me partitë shqiptare, për të gjetur një kandidat konsensual, për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit.

Pas takimeve që pati kësaj jave me partitë e tjera shqiptare, përkatësisht me BDI-në, PDSH-në dhe Alternativën e Gashit, ai për sot ka paralajmëruar takim edhe me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selës dhe atë të Besës, Bilall Kasamin.

Nga takimet që ka zhvilluar deri tani, partitë shqiptare në Qeveri janë të mendimit që të dalin me kandidat të përbashkët me LSDM-në për president.

Por për një vendim përfundimtar duhet të vendosin organet e partive. Kështu thanë pas takimit me kryeministrin Zaev, kreu i Alternativës Afrim Gashi dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi. Zaev nga ana tjetër tha se kanë emrat favorit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e kandidatit mbipartiak.
Shtuar më 20/02/2019, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori