Zaev: Kjo qeveri i ka ditët e numëruara
Zoran Zaev ka dhënë një intervistë për një televizion kroat, duke thënë se me ç’po ndodh, kjo qeveri i ka ditët e numëruara.

Sipas tij, qëllimisht ka thënë se informacionet për “bombën” i ka marrë nga shërbimet e huaja, me qëllim që të mos i tregojë njerëzit të cilët i kanë dhënë informacionet.

“Ajo që është me rëndësi është fakti se vetëm kryeministri e thotë atë se shërbimet sekrete mi kanë dhënë informacionet. Ministria e Punëve të Brendëshme nuk ka potencuar asgjë deri më tani, për arsye se edhe atyre u kamë treguar se nga kanë ardhur këto material. Në pyetjen se i kamë këto material u kamë deklaruar se i kamë marrë nga shërbimet e huaja dhe këtë e kamë bërë me qëllim”, thotë Zaev.

Për Zaevin, pas publikimit të “bombës”, qeveria do të bjerë./albeu.com/
Shtuar më 04/02/2015, ora 21:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori