Zaev: Kjo nuk është Maqedonia që ne e duam
Pëlqej
Në Ditën e Pavarësisë së vendit, kryetari i opozitës, Zoran Zaev ka hedhur një sërë kritikash ndaj kryeministrit Gruevskit dhe mënyrën sesi po qeveriset vendi, sot, 23 vjet pas Pavarësisë.

Ai ka shtuar se kjo nuk është Maqedonia që kemi ëndërruar.

"Vendi i shpresës u bë vend i mungesës së shpresës. Nga një vend për të gjithë qytetarët, Maqedonia u bë parajsë për individët. Nga vend i liruar nga shtypësit e huaj, Maqedonia u bë një vend i zënë nga shtypësit e brendshëm. Për 13 vjet, Maqedonia është e varur nga patriotizmi i rremë. Nga një vend që qëndron në këmbët e shëndetshme, Maqedonia u bë një shtet i gjymtë", vlerësoi Zaevi.

Zoran Zaevi renditi disa të mira që ka sjellë Partia Socialdemokrate, të tilla si ndërtimi i institucioneve të shtetit, anëtarësimi i vendit në OKB, ruajtja e paqes në vend dhe rajon etj. /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori