Zaev kërkon nisjen e hetimeve për Gruevskin dhe Mijallkovin (VIDEO)
Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev pret që Prokuroria të ndërpresë procesin gjyqësor kundër tij për rastin "Puçi" dhe të fillojë hetimin kundër kryeministrit Nikolla Gruevski dhe shefit të DBK-së, Sasho Mijallkov, për shkelje të kushtetutës dhe ligjeve të vendit.

Sipas kryetarit të LSDM-së, të dy funksionarët e lartë të shtetit duhet të ndiqen për "shpërdorim detyre" me anë të së cilës i kanë shkaktuar dëme të mëdha shtetit.

Dëshmia e Zaev në Prokuori ka zgjatur gjashtë orë dhe me këtë mbaron faza e dhënies së dëshmisë së të dyshuarve në këtë proces.

Më herët ka dëshmuar edhe i dyshuari i dytë Zoran Vrushevski. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2015, ora 12:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori