Zaev kërkon mbështetje për Visar Ganiun në Çair
Pëlqej
Shtabi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Dega e Çairit organizoi sot në Stadiumin e Fushë Topanës së poshtme një takim me qytetarë ku ishin të pranishëm, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Visar Ganiu, si edhe kryeministri Zoran Zaev, së bashku me kryetarin e ri të Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, zëvendëskryeministri Bujar Osmani, e të tjerë.

Visar Ganiu është njeriu i kohës së re, dhe ai beson në konceptin një shoqëri për të gjithë. Ky koncept është i vlefshëm për jetesën në Maqedoni. Kërkoj mbështetje për Ganiun për kryetar të ardhshëm të Komunës së Çairit. Qëndrojmë prapa programit të kandidatit Ganiu.

Të gjitha projektet janë për jetë më të mirë të qytetarëve”, tha Zaev.
Ky aktivitet u realizua për të bashkëbiseduar me banorët e zonës, për t’iu përgjigjur interesimit të tyre, pyetjeve dhe sugjerimeve, por dhe organizua në vazhdën e takimeve që vetë kandidati Ganiu ka organizuar gjatë fushatës zgjedhore me banorët për prezantimin e programit të tij Kontrata 2017-2021, Çairi – Shtëpia ime.

Përveç kandidatit Ganiu, banorët kishin mundësi që të parashtrojnë opinionet e tyre edhe me kryeministrin Zaev, si edhe me kryetarin e ri të Qytetit të Shkupit, Shilegov./albeu.com/
Shtuar më 20/10/2017, ora 20:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori