Zaev: Kemi marrë hapa konkret për zgjidhjen e problemit me deponin “Rusino”
Janë ndërmarrë hapa konkrete për të zgjidhur problemet me deponinë në “Rusino”, tha kryeministri Zoran Zaev. Ai u takua sot me përfaqësuesit e komunave dhe banorëverajonitPollogut dhe përfaqësuesve të Qendrës për Zhvillim të Rajonit dhe Planifikimit të Pollogut dhe përfaqësuesve të sekretariatit Shtetëror Zviceran për çështjet Ekonomike SEKO me qëllim për gjetjen e zgjidhjes për problemet e banorëve që vinë nga situata me deponinë në “Rusino” .

Banorët e rajonit të banjës, para kryeministrit theksuan nevojën për një zgjidhje të menjëhershme dhe urgjente të problemit me deponinë në Rusino, Gostivar, që është një kërcënim serioz për shëndetin e banorëve dhe produkteve bujqësore në atë rajon.

Në këtë takim ai i ngarkoi institucionet kompetente të marrin masa për menaxhimin urgjent rregullojnë çështjen me ujin e ndotur nga ky rajon, për të cilin shpesh ankohen banorët, që rrjedh nga keq menaxhimi i deponisë nga shumë subjekte.
Shtuar më 14/05/2018, ora 19:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori