Zaev: Kemi dokumenta edhe për Gushincën
LSDM zotëron dokumente edhe në lidhje me incidentin e para disa ditëve në Gushincë të Likovës, por ato nuk do të publikohen ende pasi nuk janë të kompletuara.

Kështu është shprehur lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev duke thënë se dokumentet janë dorëzuar nga qytetarë të ndryshëm të cilët kanë qasje në to.

Sipas Zaevit, ngjarja me Gushincës edhe sikur të jetë e inskenuar nga vetë Qeveria, edhe sikur të mos jetë, ajo duhet të mbajë përgjegjësi për këtë rast.

Ai thotë se qëndrimi i opozitës është i njëjtë me ato të qytetarëve, se qytetarët nuk do të lejojnë të ketë konflikte ndëretnike. /albeu.com/
Shtuar më 28/04/2015, ora 15:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori