I vihet tritoli një banese në Durrës
Zaev: Kemi 4-6 kandidatë, por s’duam të shpejtojmë
Kryeministri dhe kryetari i LSDM-së , Zoran Zaev pas takimit me Afrim Gashin dhe me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi tha se është akoma herët për të zbuluar emra konkret kandidatësh dhe se për atë është e rëndësishme që një pjesë e madhe e partive kanë dhënë dritën e gjelbër për kandidat të përbashkët për kryetar të Maqedonisë së Veriut, shkruan Albeu.com

“Është e rëndësishme të mbështetet koncepti, shohim se ka disponim te partitë, por që kur të merremi vesh për propozim konkret, do të duhet ta çojmë te partia për ta biseduar nëse është i pranueshëm apo ajo. Ne kemi katër deri gjashtë kandidat që sipas vlerësimeve janë favorit për fitore në zgjedhje, por ne s’duam të shpejtojmë. Ka kohë, do të bëhet e ditur javën e ardhshme”, tha Zaev.

Në pyetjen se nëse për LSDM-në do të ishte i pranueshëm kandidati që nuk vjen nga kjo parti, Zaev tha “nëse dikush ka dëshirë apo ambicie të kandidojë, ne këtë e respektojmë nëse ka marrëveshje të përbashkët, pse jo”. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2019, ora 18:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori