Zaev ka rënë dakord për dënime nëse institucionet nuk respektojnë gjuhën shqipe
Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, gjatë një emisioni në "Alsat-M", ka thënë se kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, ka pranuar të ketë dënime për institucionet shtetërore të cilat nuk do ta respektojnë gjuhën shqipe.

"Ky ligj është për ta mbrojtuar gjuhën shipe. Janë parapa mekanizma të qartë për vëzhgim të përdorimit të gjuhës shqipre dhe dënim eventual për keqpërdorim ose mospërdorim të gjuhës shqipe.

Me dënime precize parashihet që institucionet të dënohet me tre deri pesë mijë euro, 30% për persona fizik të atij institucioni dhe janë definuar të gjitha kompetencat e atij inspektorati", ka thënë Osmani. /albeu.com/
Shtuar më 26/02/2017, ora 16:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori