Zaev jep lajmin e madh për shqiptarët
Pëlqej
Kryeministri Zoran Zaev ka thënë sot se pret që këtë javë të miratohet ligji për përdorimin e gjuhëve dhe se pas nëntë muajsh debati duhet të përfundojë.

“Çështja duhet të mbyllet sa më parë. Më herët këto ligje miratoheshin pas përfundimit të zgjedhjeve parlamentare, tani dhamë nëntë muaj debat. Të gjithë thanë çka donin të thonë. Le të miratohet ligji, le të zbatohet dhe do të shohim të gjithë se nuk ka qenë diçka e rëndë dhe tragjike, por do të mundësojë më lehtë të merremi vesh me njëri tjetrin”, ka thënë Zaev në konferencën e përbashkët për media me kryesuesin e Këshillit të ministrave të Bosnje-Hercegovinës, Denis Zvizdiq sot në Shkup.


Shtuar më 12/03/2018, ora 11:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori