I biri u arrestua për përdhunim, nëna e kryeplakut në Korçë: Nuk është e vërtetë, i hapin namin e keq

Ka folur për mediet e ëma e Ervin Rrapos, kryeplakut të fshatit Rehovë, në bashkinë e Korçës, i cili u arrestua dje pasi dyshohet se ka përdhunuar një 23 vjeçare.

Mamaja e kryeplakut ka thënë se i biri i saj është i pafajshëm, dhe se familja e vajzës ka hapur qëllimisht namin e përdhunimit.

“Isha tek një shoqe, vjen djali nga Korça, e pyeta pse je kështu bir i mamit? Më shau babai i Brikenës dhe u grinda. Tani e hapën namin sikur e ka përdhunuar. Djali im nuk ka bërë një gjë të tillë. Nuk ka kryer marrëdhënie, ishte pirë dhe kishte vajtur atje te shtëpia. Nuk kemi patur probleme fare me ata. Vajza nuk është mirë nga mendja. Djali s’më tha asgjë tjetër, fjeti gjumë. S’kemi hyrje dalje me familjen tjetër. Djali nuk e pranon që ka kryer marrëdhënie, beqar është. Djali vajti vetë në polici kur e arrestuan”, tha e ëma e të arrestuarit./albeu.com/