Zaev i shkarkon të gjithë, edhe Zeqiri e pëson
Sipas mediave maqedonase, në mbledhjen e sontme, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka shkarkuar të gjithë nënkryetarët e partisë: Frosina Remenski, Muhamed Zeqiri, Petre Shilegov, Damjan Mançevski, Oliver Spasovski dhe Bllagoj Boçvarski. Se kush do t’i zëvendësojë, do të dihet në fillim të muajt qershor.

Gjithashtu, është shkarkuar edhe sekretarii përgjithshëm, Aleksandar Kiracovski dhe në vend të tij është emëruar ministri aktual i Buqësisë, Lupço Nikollovski, i cili me gjasë nuk do të jetë më ministër.

LSDM ka vendosur që të shpallet konkurs për zgjedhjen e kryetarëve të ri në 78 degë partiake, pasi që ata u shkarkuan ditë më parë njashtu nga Zaev.
Shtuar më 26/05/2019, ora 22:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori