Bënin “kërdinë” në Shkodër, në pranga 3 të mitur, autorë të 53 vjedhjeve

Tre të mitur kanë rënë në prangat e policisë neë Shkodër, pasi akuzohen se kanë kryer 53 vjedhje gjatë vitit 2022 dhe muajit janar 2023.

Të arrestuarit janë të moshave 15 deri në 17 vjeç.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të shfrytëzuar e të drejtuar nga shtetasi 17-vjeçari K. N., për një periudhë prej më shumë se 6 muajsh ata kanë kryer 53 vjedhje në qytetin e Shkodrës, si:

26 vjedhje motoçikletash, 11 vjedhje biçikletash, 8 vjedhje dyqanesh, 8 vjedhje me dhunë të shtetasve të cilëve u merrnin telefona celular, portofole me sasi vlerash monetare etj.

Po gjatë kësaj periudhe, për 10 raste vjedhjesh, shtetasit J. F. dhe E. M. janë ndjekur gjendje të lirë, për shkak të moshës.

Njoftimi i Policisë

Shkodër/Kryenin vjedhje të motoçikletave, biçikletave, dyqaneve, vjedhje me dhunë të telefonave dhe portofolave të shtetasve të ndryshëm, identifikohen dhe vihen në pranga 3 adoleshentë.

Finalizohet operacioni policor “Adoleshentët”, zbardhen dhe dokumentohen 53 vjedhje, të ndodhura në qytetin e Shkodrës, disa prej tyre të kryera me dhunë.

Të 3 adoleshentët i kanë kryer këto vjedhje gjatë vitit 2022 dhe muajit janar 2023.

Gjatë vitit 2022, dy prej adoleshentëve janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, për 10 vjedhje të tjera të kryera në qytetin e Shkodrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i hetimeve të thelluara dhe të pandërprera, të kryera pas denocimeve të shumta nga banorët, për vjedhje të motoçikletave, biçikletave dhe dyqaneve, bazuar në provat e siguruara gjatë hetimeve, zbardhën dhe dokumentuan 53 vjedhje të ndodhura në qytetin e Shkodrës, gjatë vitit 2022 dhe muajit janar të vitit 2023.

Bazuar në provat e siguruara u organizua operacioni policor i koduar “Adoleshentët, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

1. N., 17 vjeç, për veprat penale të vjedhjes, vjedhjes me dhunë dhe shtytjes së të miturve në krim;
2. F., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë;
– E. M., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe të shfrytëzuar e të drejtuar nga shtetasi 17-vjeçari K. N., për një periudhë prej më shumë se 6 muaj, kanë kryer 53 vjedhje në qytetin e Shkodrës, si:
26 vjedhje motoçikletash, 11 vjedhje biçikletash, 8 vjedhje dyqanesh, 8 vjedhje me dhunë të shtetasve të cilëve u merrnin telefona celular, portofole me sasi vlerash monetare etj.

Po gjatë kësaj periudhe, për 10 raste vjedhjesh, shtetasit J. F. dhe E. M. janë ndjekur gjendje të lirë, për shkak të moshës.

Po punohet gjithashtu dhe për disa ngjarje për të cilat të dëmtuarit nuk kanë bërë kallëzim pranë Policisë.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa motoçikleta, biçikleta, telefona, çanta etj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme/

albeu.com/