Zaev i bën thirrje VMRO-së të tërheqë amendamentet e gjuhës
Kryeministri Zoran Zaev shprehet se ligji për përdorimin e gjuhëve është në suaza të Kushtetutës.

Ai thotë se VMRO-DPMNE-ja me dorëzimin e mbi 35 mijë amendamente do e bllokojë punën e parlamentit dhe reformat e rëndësishme, duke penguar kështu integrimin e vendit në proceset euro-atlantike.

Shefi i Qeverisë Zaev shpreson se me anë të bisedimeve me opozitën, do gjejnë zgjidhje për zhbllokim të punës së Kuvendit.

"Opozita ka të drejtë që të sjellë amendamente dhe kjo e drejtë duhet të respektohet por duhet të kemi parasysh se me këtë gjë bllokohet puna e Parlamentit. Unë jam i shqetësuar për reformat të cilat janë të rëndësishme nga plani 3-6-9, nga procesi reformues. Besoj se do të gjejmë mirëkuptim me opozitën duke u bazuar në rregulloren e Kuvendit dhe në bisedime mes koordinatorëve dhe përfaqësuesve tjerë të opozitës dhe shumicës, do të gjejmë zgjidhje", deklaroi kryeministëri Zoran Zaev.

Pavarësisht kërkesave të kryeministrit, VMRO-DPMNE-ja nuk do të tërheq asnjë nga mbi 35 mijë amendamentet kundër miratimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Këtë e bëri të ditur Irena Popova e cila tha se kjo parti vazhdon të qëndroj në atë se ligji është anti-kushtetues dhe diskriminues për nacionalitet tjera në Maqedoni.

Shtuar më 29/01/2018, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori