Zaev hedh poshtë spekulimet mediatike
Spekulimet mediatike për kandidatin për kryetar të LSDM-së, Zoran Zaev se është takuar me Vlado Buçkovski dhe Stevço Jakimovski, pa dijeninë e kreut të partisë, Branko Cërvenkovski, janë hedhur poshtë nga ai.

Ai ka theksuar se të gjitha janë broçkulla të thëna në emisionin Vo Centar.

“ǒjanë ato takime, marrëveshje apo konspiracione?! Përse më duhen Buçkovski dhe Jakimovski, kur unë, gjithçka kam dhe mendoj, ia them hapur kreut të partisë në takimet partiake”, ka deklaruar Zaev për mediat maqedonase. /albeu.com/
Shtuar më 12/05/2013, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori