Atentati në Larushk ndaj Bejtjas, policia kontrolle në shtëpinë e Valter Bamit

Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Larushk ku mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino dhe u plagosën dy fëmijët e mitur të Bejtjas, dërgon sërish policinë në Nikël.

Mësohet se ditën e djeshme forcat speciale kanë kontrolluar sërish shtëpinë e Valter Bamit, i arrestuar për armëmbajtje pa leje, por i dyshuar  për masakrën.

Bami ka deklaruar se ka armën sportive me leje, e cila nuk është gjetur. Sakaq policia ka shkuar për ta sekuestruar dhe gjetur edhe prova të tjera./Albeu,com.

 


Shtuar 13.07.2023 15:32