Kuvendi “zien” nga debati, deputeti Eduart Shalsi luan shah (FOTO LAJM)

Përjashtimi i kryetarit të PD-së Sali Berisha dhe katër deputetëve të tjerë nga Kuvendi si dhe mosprania e kryeministrit Edi Rama për interpelancën me opozitën ka shkaktuar debat në Kuvend, që në nisje por deputeti Eduart Shalsi është kapur nga kemerat teksa luan shah .

Opozita po përplaset me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla, ndërsa kjo e fundit vetëm rikujton rregulloren deputetëve të opozitës.

Ndërsa kjo seancë po “zien”, aspak i shqetësuar duket deputeti socialist Eduart Shalsi, i cili po shijon një lojë shahu në laptopin e tij./albeu.com

Eduart Shalsi luan shah
Eduart Shalsi luan shah

Kryeministri Edi Rama nuk do të paraqitet ditën e sotme në Kuvend për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës në interpelancën urgjente të kërkuar nga deputeti Gazment Bardhi, në lidhje me çështjen e ish-zyrtarit të FBI, Charles McGonigal

Ai ia ka deleguar këtë detyrë ministrës së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

Ndërkohë, opozita ka refuzuar që interpelanca të bëhet me Spiropalin.

Deputeti Gazment Bardhi tha se ka kërkuar që interpelanca të bëhet me kryeministrin dhe jo me “hije” të tij siç e cilësoi Spiropalin.

Ai tha se nuk ka dijeni që Spiropali të ketë qenë në takim me McGonigal dhe i bëri thirrje kryetare së Kuvendit që t’i kërkojë Ramës të paraqitet në seancë. /albeu.com

Eduart Shalsi luan shah


Shtuar 2.02.2023 11:00