Meta bashkëpunëtor i ish-sigurimit? Mirakaj: Autoriteti i Dosjeve nuk mund ta verifikojë, komisionet e kanë nxjerrë të pastër

Ish-anëtari i Autoritetit të Dosjeve, Simon Mirakaj i ftuar në studion e “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur në lidhje me ‘Çështjen” e ditës që është përmendja e ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të Shtetit.

I pyetur nga Xhokaxhi se a është Ilir Meta personi për të cilin bëhet fjalë në dosje, Mirakaj si anëtar i autoritetit të dosjeve thekson se ish-Presidenti i Republikës, ka marrë si nga komisioni “Mezini” ashtu dhe nga komisioni “Bezhani” çertifikimin e pastërtisë së figurës.

Ndërsa i pyetur në lidhje me aludimet që janë bërë në media lidhur me një e-mail të mbërritur pranë Autoritetit të Dosjeve ku i thuhet se Ilir Meta ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit të Shtetit, Mirakaj tha se ky autoritet nuk mund t’i kthejë përgjigje personave anonimë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Çfarë keni kuptuar nga mbrëmja e djeshme deri më sot?

Mirakaj: Duke dëgjuar këto tjerrjet e këtij rasti nga mediat mu kujtua Shekspiri shumë zhurmë për asgjë. E them këtë se duke qenë një person që njoh ambientit e autoritetit, zonja që drejton autoritetin është një zonjë me dinjitet, me një përkushtim për ta çuar sa më lart emrin e autoritetit. Njoh anëtarët e autoritetit që janë njerëz profesionistë dhe nuk shkelin ligjin. Për rastin mund të them që në 95-n ka qenë një komision i quajtur komisioni “Mezini”, më vonë u krijua komisioni “Bezhani”, PD dhe PS pranë këtij institucioni çonin listën e deputetëve për verifikim.

Xhokaxhi: Si bëhej?

Mirakaj: Ky verifikim emrat i përcilleshin SHIK-ut, të cilët bënin kontrollonin dhe iu kthenin përgjigje që zoti filan është ose nuk është bashkëpunëtor. Në ligjin e ri që u aprovua në 2015-n 45/2015 në nenin 29 të pikës 4 thotë që: Kur një person ka marrë certifikatën e pastërtisë së figurës nga çdo komision Autoriteti i Dosjeve nuk mund të bëjë verifikimin për këtë person.

Xhokaxhi: Çfarë ka ndodhur në rastin konkret?

Mirakaj: Në rastin konkret kur Meta u propozua për President erdhi kërkesa për verifikim dhe nga Autoriteti është kthyer kjo përgjigje: Që nuk ka të bëjë si bashkëpunëtor i sigurimit, ne nuk mund ta verifikojmë”. Por ka dhe një gjë, zoti Meta është një personalitet i cili i ka kaluar me aftësitë e veta për të gjitha shkallët. Kur u zgjodh President kaloi ligji për informimin e dosjeve të sigurimit. Nëse do të kishte qenë bashkëpunëtor i sigurimit ai nuk do e pranonte atë post, pasi e dinte se nëse do ishte bashkëpunëtor emri i tij do të bëhej publik.

Xhokaxhi: Po në 14-shtator të 2021 kush e ka bërë kërkesën?

Mirakaj: Nuk e ka bërë zoti Meta. Me I.M është një person tjetër, unë kam numrin e protokollit.

Xhokaxhi: Çfarë numri është?

Mirakaj: Me I.M vendimet e marra dalin me iniciale, ndërsa kërkuesi e merr të plotë.

Xhokaxhi: Ajo që bëri përshtypje ishte letra e djeshme ku flitej për ish-Presidentin e Republikës. Ju thoni që rezulton një person me inicialet I.M, por që nuk është Ilir Meta?

Mirakaj: Po dhe ju jap numrin e protokollit 1365 datë 14.09.2021 mund të shkoni ta verifikoni.

Xhokaxhi: Kjo është kërkesa e 2021-n nuk ka lidhje me Metën?

Mirakaj: Po. Autoriteti i Dosjes e njeh mirë ligjin. Dhe për një person nuk mund të bëhen dy kërkesa.

Xhokaxhi: Ajo çfarë u publikua është se drejtues së Autoritetit të Dosjeve i ka ardhur një e-mail nga SHBA iku thuhet se bëhet fjalë për metën, a mund të hapë dosjen autoriteti?

Mirakaj: Absolutisht jo. Edhe në rastin kur e ka emrin ligji e ka me nene se si ndiqet rregulli dhe procedura. Personi i interesuar bën kërkesën dhe do me ditë nëse ka qenë bashkëpunëtor, ka patur dosje apo jo. Institucionet apo dikasteret kur duan të ngrejë dikë në detyrë i drejtohen autoritetit të dosjeve ta verifikojnë. Nuk mundesh ti nëse nuk je pjesë e institucionit, Autoriteti nuk ka të drejtë të japë përgjigje./abcnews.al