Zaev: Faleminderit deputetë të VMRO-DPMNE
Pëlqej
“Veçanërisht dua t’i falënderoj deputetë e VMRO-DPMNE-së të cilët u vendosën mbi interesin partiak dhe personal, dhe kaluan në anën e interesit shtetëror, dhe votuan “për” ndryshimet kushtetuese”, kështu u deklarua ndër të tjerash kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në konferencën për media që u mbajt në Kuvendin e Maqedonisë, pas seancës plenare në të cilën u miratua leximi i parë i ndryshimeve kushtetutese që parashihen me Marrëveshjen e Prespës.

Duke foluar për deputetët që votuan “për”, Zaev tha se: “Tashmë kemi një shumicë të konsoliduar”.

Kryeministri Zaev tha se votimi i sotëm e shkroi historinë e re të Maqedonisë, dhe deputetë janë heronjtë e saj.

“Me këtë vendim, ju sot bëheni heronj. Sot kemi shkruar historinë, dhe ju u bëtë aktorë të saj”, tha Zaev, duke shtuar se qytetarët duhet të jenë krenar se çfarë Kuvendi dhe deputetë kanë.

Zaev ka premtuar se mbetet në fjalën e tij, se do t’i mbrojë deputetët dhe familjet e tyre.
Shtuar më 20/10/2018, ora 08:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori