Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kukës. Dy mjete tip “Golf” janë përplasur kokë më kokë me njëra tjetrën. Për pasojë kanë marrë dëmtime anëtarët e një familjeje, nëna dhe dy fëmijët, ndërsa në automjetin tjetër, nuk dihet në ka të lënduar për shkak se janë larguar menjëherë nga vendngjarja.
Fëmijët dhe e ëma janë transportuar në spitalin e Kukësit, ndërsa hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje kanë nisur.
Familja e aksidentuar po udhëtonte nga Hasi drejt Kukësit, ndërsa mësohet se mjetet janë shkatërruar plotësisht nga aksidenti, i cili dyshohet të ketë ndodhur për shkak të shpejtësisë së lartë dhe manovrimit të gabuar.