Zaev emëron pasuesin në krye të komunës së Strumicës
Komuna e Strumicës tashmë ka kryetarin e saj të ri, pas tërheqjes kryetarit të deritanishëm, Zoran Zaev, i cili është zgjedhur deputet në zgjedhjet e fundit parlamentare të parakohshme të dhjetorit.

Kostadin Kostadinov do të jetë kryetar i përkohshëm i komunësStrumicës deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Kostadinov deri më tani ka qenë zëvendëskryetar i komunës ndërsa nga sot me vendim të këshillit komunal do të jetë kryetar me fuqi të plotë. Për Kostadinov votuan vetëm 12 këshilltarët e LSDM-së, ndërsa ata të VMRO-DPMNE-së ishin kundër. /albeu.com/



Shtuar më 17/02/2017, ora 22:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori