Lideri i LSDM-së Zoran
Zaev, në një konferencë për shtyp, ka komentuar lëvizjen e BDI-së ku i tha "jo" Gruevskit, si dhe humbjen e mandatit nga ana e tij për të formuar qeverinë e re.
"E kam ditur se
Gruevski nuk mund të formojë qeverinë pasi nuk e ka mbështetjen e shumicës nga
populli.
Pres në çdo moment që presidenti Ivanov të më dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë së re", është shprehur
Zaev.
Kujtojmë se VMRO kërkoi mbrëmë që vendi të shkojë përsëri në zgjedhje të parakohëshme parlamentare. /albeu.com/
Shtuar më 30/01/2017,
ora 14:24