Zaev: E drejta do të sjell zgjedhje të rregullta dhe Qeveri për zbatimin e tyre
Kryetari i LSDM, Zoran Zaev sot ka takuar ambasadorin e Polonisë në Maqedoni, Jacek Multanovski.

Mediat raportojnë se në takim është biseduar për situatën aktuale politike në vend, planin për dalje nga kriza dhe integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.

"Kemi publikuar plan për dalje nga kriza përmes sigurimit të sundimit të së drejtës dhe zbatimit të zgjedhjeve të lira, të drejta dhe demokratike, sa më parë. Në bazë të parimeve të akorduara në Përzhino duhet të organizohet Qeveri e cila do ti plotësojë të gjithë kushtet për zgjedhje të drejta dhe të rregullta, është shprehur Zaev.

Zaev gjithashtu ka thënë se me vullnet politik nga të gjithë palët mund të bëhet pastrim efikas i Listës zgjedhore dhe të zbatohen reformat në media.

Konstatim i përbashkët i Zaev dhe ambasadorit polak Multanovski ka qenë se tërheqja e faljeve është një mundësi e mirë për kthimin e drejtësisë./Albeu.com/
Shtuar më 09/06/2016, ora 19:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori