Zaev: Do t'i shkarkoj disa ministra
Pëlqej
Kryeministri Zoran Zaev nuk mendon për rikonstruim më të gjerë të Qeverisë, por tregon se mund të ketë ndërrime të ministrave të caktuar.

"Nëse ndonjë ministër nuk vjen në punë, është e logjikshme se duhet qeveria të ulet dhe të mendojë që kjo të ndryshohet. Kështu shkojnë punët. Sigurisht që bisedojmë me partnerët e koalicionit të cilët kanë ndarë përgjegjësinë me ne edhe në resore të tjera. Nëse ka nevoja të atilla, po. Nëse diku nuk ka efekte që duhen e dimë se si të veprojmë. Kam folur me ministrat. Mos-realizimi i investimeve kapitale ka dy hapa. Hapi i parë është t’i marrim paratë dhe t’i adresojmë diku tjetër.

Me rishikimin këtë e bëmë. Të gjithë këto pare i drejtuam te komunat që ta rrisim kapacitetin e vetëqeverisjes lokale. Hapi i dytë është përgjegjegjësia politike. As unë dhe as qytetarët nuk do të na kuptojnë nëse nuk i realizojmë programet, buxhetin, veçanërisht zhvillimin kapital të Maqedonisë sepse të gjithë jemi të përkohshëm këtu dhe duhet patjetër të mbajmë përgjegjësi”, u shpreh Zaevi pas vizitës së sotme në vendbanimin e përkohshëm për të pastrehët në Vizbeg të Shkupit.

Rikonstruim s’do të ketë por ndryshim të ministrave do të ketë?, u pyet kryeministri.

"Me siguri po”, tha Zaev.

Ndër emrat që jozyrtarisht flitet se mund të largohen nga kolltuku i kabinetit qeveritar janë zv.kryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, i cili për më shumë se gjashtë muaj nuk shkon në punë.


Shtuar më 09/11/2018, ora 14:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori