Zaev: Do të marr pasaportë në gjuhën shqipe
Në intervistën e parë pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vend, Kryeministri Zaev deklaroi se Ligji për gjuhët do të implementohet dhe ai do të jetë qytetari i parë maqedonas që pasaporta e tij do të përmbajë edhe gjuhë shqipe.

I ftuar në televizionin shqiptar në Maqedoni ‘Alsat’, në “Programi 200”, Zoran Zaev sqaron edhe se është Komisioni i Venecias ai që do të vulosë përfundimisht ligjin dhe sulmoi opozitën për mbjellje të nacionalizmit.

“Me vetë Ligjin që është miratuar dhe siç e thotë edhe Kushtetuta jonë, gjuhë e parë dhe oficiale është gjuha Maqedonase dhe gjuha tjetër e dytë është gjuha shqipe. Për këtë arsye nuk duhet të kenë dilema as maqedonasit dhe as shqiptarët pikërisht për këtë arsye është dërguar Ligji për gjuhët në Komisionin e Venecias dhe atje do të vlerësohet. Duhet të jemi fleksibel dhe mos ta shkatërrojmë të ardhmen. Më vjen keq për opozitën që po mbjell nacionalizëm. Ne nuk dëshirojmë të ndajmë qytetarët në përqindje, neve nuk na duhet ajo. Qytetarët tonë janë të barabartë dhe të gjithë njësoj”- tha kryeministri maqedonas Zaev.

Zaev është treguar optimist për miratimin e shpejtë në parlamentin grek të marrëveshjes së Prespës. “Nuk mund që të mos kem besim tek kolegu im i dashur Aleksis Cipras. Ne kemi vënë firmat tona. Hapi i parë ishte tek ne. Arritëm ne, besoj që do të arrijnë edhe ata. Me Ciprasin jam dëgjuar menjëherë pas votimit në parlamentin tonë, ishte i pari që mu lajmërua më uroi dhe tha se tani radha është e imja”- tha Zaev.

Në lidhje me përgjegjësitë shtetërore për ikjen e paraardhësit të tij, Nikola Gruevski, nga Maqedonia, ai tha se fillimisht duhet të mbarojë hetimi, më pas dalin përgjegjësit.
Shtuar më 24/01/2019, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori