Diskutimet në grupin parlamentar të PS, Balla: Deputetët në terren për të kontrolluar çmimet

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, kryetari i grupit parlamentar, Taulant Balla zbuloi  se deputetët e PS-së do të zbresin në terren për të verifikuar çmimet.

“Ne do të miratojmë së shpejti aktet normative. Por kanë fuqinë e ligjit dhe po zbatohen. Edhe deputete e PS do ti bashkohen kolegëve ministra në punën e përditshme me të gjithë qytetarët për të verifikuar masat e marra nga qeveria, përmes grupeve të verifikimit të kontrollit të respektimit të çmimeve, me qëllim që të mos i lëmë hapësirë asnjë abuzuesi për të përfituar në kurriz të qytetarë. Edhe grupi nuk mund të jetë i përjashtuar në një axhendë intensive në të gjitha qarqet, në mënyrë që të gjitha masat e marra nga qeveria për pasojat e kësaj lufte.

Nesër do të kemi një mocion me debat të propozuar nga PD, kemi dakordësuar modalitete e këtij debati që do të zgjasë 3 orë. Ne duam që debatin, diskutimet ti bëjmë direkt në terren me njerëzit që na kanë dhënë besimin. Me të mbaruar seancë të gjithë deputetët do të jenë në territor”, tha Balla.

Kujtojmë se i pari që zbriti vetë në terren ishte kryeministri Edi Rama, i cili inspektoi në një supermarket.