Zaev: Do përgjigjemi për detyrën tonë, jetë për të gjithë
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev i cili ka festuar sot festën e Pashkës së bashku me disa funksionarë të partisë së tij në kishën "Shën Dimitrij" në Strumicë, ka uruar të krishterët për këtë festë dhe ka thënë se janë të vendosur të përgjigjen për përgjegjësinë e tyre.

"Jemi të vendosur të përgjigjemi për detyrën tonë të shenjtë. Kjo festë e madhe e cila simbolizon fitoren e jetës do të sjellë jetë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë", tha Zaev.

Oliver Spasovski u shpreh se kanë zgjedhur rrugën e vërtetë dhe se shumë shpejtë qytetarët e Maqedonisë do të kenë jetë të vërtetë. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2017, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori