Masakra në Bllok, arrestohet pronari i lokalit Redi Popesku
Zaev dhe Cipras zbardhin detaje nga takimi i sotëm
Pëlqej
“Ne kemi biseduar thelbësisht i kemi shqyrtuar disa opsione, njëra prej tyre është e pranueshme për të dyja palët, nëse është e mundshme do të ketë zgjidhje”, deklaroi kryeministri Zoran Zaev, pas takimit me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, me të cilin kanë biseduar për çështjen e emrit në Samitin në Sofje.

“Tani kemi opsion që mundet të jetë e pranueshme për të dyja palët, nëse nga dy vendet pranohet, atëherë do të zyrtarizohet. Pas gjithë asaj që është arritur e kemi konstatuar se ndodhemi përpara saj, kemi konstatuar një opsion që mund të jetë i pranueshëm për të dy palët. Mund të shohim se si ajo institucionalisht mund të zgjidhet. Ngelemi në pjesën për detaje të ardhshme për këtë punë”, tha Zaev.

Në pyetjen nëse mund të shtyhen bisedimet për emrin për në vjeshtë, Zaev tha se “do të ishte mirë që çështja e emrit të zgjidhe në mënyrë që të jetë e pranueshme për të dyja palët dhe ajo të ndodh tani, pasi që në fund të qershorit Këshilli i BE-së vendos për fillimin e bisedimeve, tani në korrik është Samiti i NATO-s, kemi dëshirë, nëse është e mundshme, por nëse nuk është e mundshme.

“Maqedonia dhe Greqia e përforcojnë miqësinë. Me kryeministrin Cipras besojmë se mundemi të gjejmë zgjidhje e cila e mbron dinjitetin e qytetarëve të dy shteteve”, ka shkruar kryeministri Zoran Zaev, në rrjetin social Tuiter, pas takimit me kryeministrin e Greqisë, Aleksis Cipras, në Samititn Be – Ballkani Perëndimor në Sofje, në të cilën pritej që të dy kryeministrat të bisedojnë për të ashtuquajturin udhërrëfyes të hapave të ardhshme me të cilat do të duhej të zgjidhet çështja e emrit, njofton Portalb.mk.

“Pres datë për bisedimet për vendin tonë, do të parandalojë stagnimin e reformave dhe të proceseve ekonomike, por edhe intensifikimin e nacionalizmit, dhe do ta nxit involvimin e palëve të treta në rajon”, ka shkruar Zaev, në një postim tjetër në Tuiter.

Kryeministri grek, Cipras, nga ana tjetër në fillim të takimit deklaroi se “metrat e fundit janë më të rënda”.

“Është bërë zhvillim, por ka ende rrugë për t’u ecur”, ka shkruar mbrëmë në Tuiter, Cipras, n lidhje me bisedimet për çështjen e emrit.

Ajo që tani është e sigurt për rrjedhën e bisedimeve është se nëse arrihet eventualisht marrëveshje ndërkombëtare mes dy palëve, do të duhej që të implementohet në faza, me çka do të mënjanohej ndonjë bllokadë e re nga Greqia për Maqedoninë, që t’i fillojë bisedimet me Bashkimin Evropian dhe të marrë ftesë për anëtarësim në NATO. Kanë mbetur më pakë se një muaj nga fillimi i qershorit – kur BE-ja vendos për fillimet e bisedimeve hyrëse, ndërkaq Samiti i NATO-s do të mbahet në korrik.

Shtuar më 17/05/2018, ora 13:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori