I vihet tritoli një banese në Durrës
Zaev dhe Cipras rrëmbejnë çmimin e parë pas marrëveshjes
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Greqisë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras, mbrëmë në Munih e kanë fituar çmimin “Evald Fon Klajst”.

Mikëpritës i ceremonisë ka qenë shtetit ceremonial të shtetit federal të Bavarisë, Florijan Herman.

“Evald Fon Klajst” është çmim që ndahet për kontribut ndaj paqes dhe sigurisë botërore.

“Ky është nder i madh për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut”, shkruajti kryeministri Zaev në Fejsbuk.

Zaev dhe Cipras u përshëndetën me duartrokitje derisa e kanë pranuar çmimin për kontributin e tyre në paqen ndërkombëtare dhe zgjidhjen e kontesteve në mënyrë paqësore me Marrëveshjen e Prespës.

“Unë dhe Aleksis këtu sonte do t’u tregojmë dhe do të diskutojnë me ju për një Ballkan të ndryshëm, për Ballkanin e shekullit XXI. Kam tre fjalë kyçe që ta përshkruaj suksesin e miqësisë sonë: Shpresë, dialog dhe bashkim”, tha Zaev.

Sipas tij, Evropa dhe Ballkani sot bëhen një – Ballkani si vend i ri për shpresë, si vend për dialog dhe bashkim, si vend për stabilitet dhe bashkëpunim.
Shtuar më 17/02/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori