Zaev dhe Borisov nesër përkujtojnë Kryengritjen e Ilindenit
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov nesër në Bllagoevgrad së bashku do ta shënojnë 115-të vjetorin e Kryengritjes së Ilindenit.

Dy kryeministrat do të marrin pjesë në ceremoninë e vendosjes së luleve në përmendoren e Goce Dellçevit, në sheshi “Maqedonia” në Bllagoevgrad.

Ky do të jetë kremtimi i dytë, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për miqësi, bashkëpunim dhe fqinjësi mes Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë para një viti.

Në shënimin e përvjetorit, do të marrin pjesë dhe ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Oliver Spasovski, si dhe zëvendëskryeministri dhe ministrit i Mbrojtjes së Republikës së Bullgarisë, Krasimir Karakaçanov.
Shtuar më 01/08/2018, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori