Zaev dhe Ahmeti për takim te kryetari i Kuvendit Xhaferi, ende nuk dihet arsyeja
Në Kuvendin e Maqedonisë po mbahet një takim në mes të kryetaritKuvendit, Talat Xhaferi, kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Komisioni parlamentar për imunitet dhe çështje procedurale, i cili duhet që të shqyrtojë kërkesën e gjykatës për marrjen e imunitetit gjashtë deputetëve të VMRO-DPMNE-së, akoma nuk e ka caktuar mbledhjen.

Deputetët janë të dyshuar për,"kërcënim terrorist ndaj rendit kushtetuestë vendit" të kryera më 27 Prill, atë kohë kur u përgjak Parlamenti i Maqedonisë nga gjaku i lidërëve të shumicë së re parlamentare.

Nga kabineti i kryetaritKuvendit kanë thënë para këtij takimi se nuk do të mbahet mbledhje e Komisionit parlamentar për imunitet dhe çështje procedurale dhe pikërisht për këtë arsye pasditen e së mërkurës është realizuar ky takim. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2017, ora 19:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori