I vihet tritoli një banese në Durrës
Zaev dhe Ahmeti nesër bisedimet për kandidatin e përbashkët
Kryemintri aktual i Maqedonisë Zoran Zaev dhe kryetari I BDI-së, Ali Ahmeti nesër do të nisin bisedimit për kandidat të përbashkët, shkruan Albeu.com

Nesër do të ketë takim bilateral mes LSDM-së dhe BDI-së, ku do të thuhen opsionet e të dy palëve. Nëse arrijmë marrëveshje, do të kërkojmë që këtë mbështetje ta zgjerojmë, së pari nga partitë tjera politike nga koalicioni, e më pastaj me grupe tjera, për të bërë shumica sa më të madhe, për shkak se këtë e kërkon koncesualiteti. Këtë koncept e definuam si mbietnik dhe mbipartiak”, tha Bujar Osmani

Bujar Osmani akuzoi opozitën shqiptare për mossuksesin e idesë për kandidat të përbashkët.

“Kandidati i përbashkët me partitë shqiptare u injorua nga disa parti të vogla shqiptare. Kjo nënkupton se kërkesa e tyre për bashkëpunim mes shqiptarëve është demagogji”, tha Osmani duke shtuar se injorimi flet më shumë për ato se sa për BDI-në.
Pasditem e sotme në selinëe LSDM-së nisi mbledhja e parë e partive të kualicionit të udhëhequr nga LSDM për zgjedhjet presidenciale. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 19:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori