Zaev: Bisedimet për emrin në fazën finale
Pëlqej
Bisedimet me Greqinë për zgjidhjen e kontestit rreth emrit kanë hyrë në fazën e fundit, ka njoftuar sot kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se këtë përshtypje ja ka shprehur edhe ndihmës sekretarit shtetëror të SHBA-ve për Evropë dhe Euroazi, ëese Michel.

Zaev u shpreh optimist se kjo fazë do të përmbyllet me një zgjidhje që nuk do të dëmtojë asnjërën palë, por do të forcojë edhe më shumë bashkëpunimin dhe mirëbesimin ndërfqinjësor.

"Në kërtë drejtim me Ndihmës-Sekretarin Shtetëror Miçel biseduam edhe për momentet më të reja nga bisedimet me Greqinë për problemin që fqiu jonë ka me emrin tonë. E shpreha bindjen time se fillojmë fazën e fundit e cila në fund do të sjellë zgjidhje dinjitoze për këtë çështje. Mbetet e rëndësishme që edhe më tej të ndërtohet besimi mes dy palëve.

Të gjitha arritjet tona të deritanishme janë sukses i përbashkët i gjithë shtetit, të gjitha institucioneve, partive, të gjitha bashkësive dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë", ka deklaruar kryeministri Zaev. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2018, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori