Pamje misterioze dhe virale, Djokovic konsumon një pije të përgatitur fsheurazi nga ekipi i tij (VIDEO)

Një video e ekuipit të tenistit serb Novak Djokovic është bërë virale në internet duke thyer rekorde shikueshmërie.

Duket qartë se dy persona, ku thuhet se janë pjesë të ekipit të sportistit, janë duke përgatitur një pije të posatshme për të në mënyrë shumë misterioze dhe të fshehtë, ku të tjerët mos ta shikonin se çfarë po i hidhnin brenda.

Fansat kanë ngritur hipoteza të ndryshme ku shpreheshin se mund të ketë pasur përbërës të palejueshëm me ligj në mënyrë që të kishte fuqinë dhe vëmendjen e duhur.

Jelena Djokovic, bashkësortja e tenistit, ka kritikuar ata që kanë hamendësuar pa pasur fakte.

“Unë nuk shoh asgjë të dyshimtë. Në fakt, unë shoh njerëz që përpiqen të jenë privatë për biznesin e tyre në një botë ku të gjithë ndihen sikur kanë çdo të drejtë të drejtojnë kamerën drejt jush sa herë që duan. Me sa duket, dëshira/përpjekja për të qenë privatë ju bën të dyshimtë në ditët e sotme”, shkroi ajo në Twitter./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.11.2022 10:37