Zaev bën veten përgjegjës për arratisjen e Gruevskit (VIDEO)
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev në emisionin “360 shkallë”, duke folur për lëshimet e mundshme të institucioneve të rendit në rastin e arratisjes së Nikolla Gruevskit, ka deklaruara, se nëse vërtetohen përgjegjësi, do të kërkojë, përfshirë këtu edhe nga vetja, transmeton Portalb.mk. Ai tha se Gruevski do të kthehet, sepse atë e mundësojnë legjislacioni në Maqedoni

Nëse vërehet faj, sigurisht do të kërkoj përgjegjësi. Nuk do të thotë se unë kam të drejtë edhe për Oliver Spasovskin. Unë e tregova ndjenjën time për shkak se e di se si jam informuar , me të gjitha detajet, të cilat disa mund t’i shpërndaj në opinion, disa nuk mundem për shkak të sistemit. Por nëse vërtetohet përgjegjësi, sigurisht se do të kërkoj përgjegjësi, nga kushdo qoftë në shtet, përfshirë edhe Zoran Zaevin”, tha Zaev.

Zaev vazhdoi duke e sulmuar ish kryeministrin për ikjen e tij, duke u bazuar në tipare personale: “Gruevski është kriminel i gjykuar, dhe jo vetëm që është i gjykuar, ai është qyqar, njeriu që thoshte se është i gatshëm për gjithçka, përfshirë edhe burgun”, megjithatë në ndërhyrjen e gazetarit, ku thotë se “ne nuk kemi dobi nga ajo se nëse kryeministri aktual e quan qyqar ish kryeministrin, por nga ajo që ai ta ketë siguruar atë që të mos ikë nga shtetit, në këtë moment Zaev u deklarua i irrituar:

“Institucionet veprojnë sipas ligjit dhe urdhrave që i kanë, nëse nuk vepronin kështu, atëherë do të kishte reagime se kemi bërë shkelje të të drejtave të njeriut, dhe do të thonin se jemi të ngjashëm me regjimin”, tha Zaev.

Por në fund Zaev tha se Gruevski do të kthehet.

Gruevski në fund do të kthehet, sepse edhe legjislacioni ynë, por edhe ai ndërkombëtar e mundëson një gjë të tillë”, tha Zaev.

Por dje mediat hungareze thanë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban.

Qeveria e Hungarisë, përmes një kumtese i ka hedhur poshtë të gjitha informacionet, se gjoja i ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për tu arratisur nga Maqedonia. Në kumtesë, qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet ku thuhet se diplomatët hungarez i kanë ndihmuar Gruevskit, që të kalojë nëpër tre shtete.

Nga ana tjetër, siç njofton portali Atlatszo, është e mundur që Gruevski të ketë arritur në Hungari me 14 nëntor, me aeroplanin privat në pronësi të Ishtvan Garançi, i cili është oligark i afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, ndërkaq statusi i tij në fejsbuk është shkruar para një dite.

Nëse e gjithë kjo mund të jetë e vërtetë, atëherë qeveria hungareze e ka shkelur ligjin aktual dhe rregulloren për dhënien e azilit, kurse përveç kësaj e ka shkelur dhe Kushtetutën në veçanti ndryshimet e fundit, me të cilin ndalohet dhënia e azilit për persona nga vendet e huaja, raportojnë mediat lokale.
Shtuar më 17/11/2018, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori