Zaev: Bashkësitë etnike do ta mbrojnë Maqedoninë
Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Nikola Gruevski se opozita po përgatit skenarë destabilizimi dhe krijimin e konflikteve ndëretnike, lideri socialdemokrat Zoran Zaev
tha se sot komunitetet në Maqedoni janë të bashkuar më shumë se kurrë.

Lideri i LSDM tha se do të jenë vetë komunitetet që do të angazhohen të parandalojnë konfliktet. “Në rast të tensioneve ndëretnike, Maqedoninë do ta mbrojnë gjitha bashkësitë etnike këtë herë”, ka thënë Zaev.

Zaev tha gjithashtu se opozita gëzon mbështetjen e të gjithë qytetarëve pavarësisht etnisë së tyre. /albeu.com/
Shtuar më 01/04/2015, ora 15:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori