Zaev: Asgjë konkrete nuk biseduam me të dërguarin special Johanes Hajndëll
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit dyzet e pesë minutash me të dërguarin special nga Gjermania për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, Johanes Hajndëll, tha se për asgjë konkrete nuk u morën vesh, pasi ky ishte vetëm fillimi i bisedimeve.

Menjëherë, pas Zaevit, në Ambasadën e Gjermanisë në Shkup, ka mbërritur edhe lider i BDI-së, Ali Ahmeti i shoqëruar me shefin e kabinetit të tij, Artan Grubi dhe kryetaren e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

Sipas agjendës pritet që edhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi të takohet me Hajndëllin.

Ndërkohë, ditën e djeshme i dërguari special i Gjermanisë, Hajndëll, ka pasur takim me liderin e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, me ministrinë e Punëve të Jashtme Nikolla Poposki dhe me ambasadorin e SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli.

Sot pritet që Hajndëll të takohet edhe me euro-ambasadorin Aivo Orav, pas së cilës do të mbarojë dhe takimi dyditor në Maqedoni. /Albeu.com/
Shtuar më 13/05/2016, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori