Ymer Ymeri do të drejtojë degën e ASH-së në Strugë
Kryesia Qendrore e Alencës për Shqiptarët (ASH) ka marr vendim që ushtrues detyre kryetar i ASH-së dega në Strugë të jetë Ymer Ymeri.

Lajmin për Zhurnal.mk e kanë konfirmuar nga ASH dega Strugë. "Me vendim të kryesisë partiake është vendosur që ushtrues detyre kryetar i ASh-së në Strugë të jetë Ymer Ymeri, qi do të zëvendësoi kryetarin e deritanishëm, deputetin aktual Syrja Rashidi.

Për shkak se deputeti Rashidi tanimë është anëtar i kryesisë qendrore, për ti mënjanuar postet e dyfishta është marr ky vendim nga kryesia e ASH-së", thonë nga dega e Ash-së në Strugë për Zhurnal.mk

Ymer Ymeri vjen nga fshati Zagraçan, është farmacistë i diplomuar, aktivistë shumëvjecar politik në Strugë.
Shtuar më 29/08/2017, ora 10:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori