Klopp nuk ndalet, Liverpool tenton edhe talentin e Barçës

Liverpool nuk ka ndërmend të ndalet, pasi ka piketuar disa futbollistë të njohur si objektiv për t’i transferuar gjatë merkatos së verës.

Pas Osman Dembele që u fol se “The Reds” kërkojnë shërbimet e tij, një tjetër lojtarë po te katalanasit është objektivi tjetër i Jurgen Klopp.

Bëhet fjalë për talentin e blaugranave, Gavi i cili është i radhës që përfundon në radarin e skuadrës anglezë që e shikojnë si të duhurin për skuadrën e tyre.

Një transferim i tillë duket paska i vështirë, pasi Barcelona e ka pjesë të rëndësishme të skuadrës së udhëhequr nga Xavi Hernandez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.05.2022 07:30