Dua Lipa reagon pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II: U pikëlluam!

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Dua Lipa ka bërë një reagim pas ndarjes nga jeta të Mbretëreshës Elizabeth II.

Dua ka postuar një foto të Mbretëreshës gjatë kurorëzimit të saj si dhe më pas përmes “Service95”, Dua ka shkruar: ” U pikëlluam kur dëgjuam për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. I urojmë forcë familjes dhe të dashurve të saj në këtë kohë thellësisht të vështirë. Mbretëresha Elizabeth II më 4 qershor 1953, e veshur me fustan të dizajnuar nga Norman Hartnell për ceremoninë e saj të kurorëzimit. Foto nga Central”.

Menjëherë pas vdekjes së Mbretëreshës, fronin e mori Charles. Tashmë ai është Mbret i Mbretërisë së Bashkuar.

Në një deklaratë zyrtare, ai thekson se ndarja nga jeta e nënës së tij është një moment trishtimi për të dhe të gjithë anëtarët e famijes

“Vdekja e nënës sime të dashur, Madhërisë së Saj Mbretëreshës, është një moment i trishtimit më të madh për mua dhe të gjithë anëtarët e familjes sime”, thuhet në deklaratën zyrtare në rrjetet sociale të familjes mbretërore.