E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Xhevat Ademi: Platforma Shqiptare është zëri i popullit
Ka nisur ndërkohë seanca për zgjedhjen e kryetarit të parlamentit në Maqedoni. Gjatë fjalës së tij, Xhevat Ademi ka thënë se Platforma Shqiptare është zëri i popullit.

"Platforma është zëri i popullit shqiptar. Ju rikujtoj t'i lexoni agjendat paraprake qeveritare dhe do të shihni se shumë elemente janë aty e që i ka edhe Platforma, duke filluar nga zyrtarizimi i gjuhës shqipe". ka thënë Xhevat Ademi.

Ilija Dimovski nga VMRO-DPMNE-së ka kujtuar kolegun se parlamenti duhet t'i marrë përgjigjet nga qytetarët dhe jo nga koalicionet paszgjedhore.

Ndërkohë, në fillim të kësaj seance, kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, ka thënv se më e mira është që të zgjidhet kreu i parlamentit dhe në këtë mënyrë t'i jepet fund krizës politike në Maqedoni. /albeu.com/
Shtuar më 27/03/2017, ora 13:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori